11:15 / 12.07.2020
Kërkon lirinë, Ronaldinho nuk shpëton, mbetet në “arrest shtëpie”
Yllit të futbollit Ronaldinho i është refuzuar kërkesa për t’i hequr masën “arrest shtëpie”.
Autoritetet e drejtësisë paraguajane nuk kanë miratuar kërkesën e ish-yllit të futbollit botëror, i cili po mbahet i izoluar në njërin prej hoteleve më luksoze të kryeqytetit Asunsion që prej muajit prill.
Ronaldinho dhe vëllai i tij u kapën në aeroportin e Asunsionit me pasaporta të falsifikuara dhe akuzohen për pastrim parash.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Brazilit u mbajt për 32 ditë në burg, ndërsa më pas masa e tij u ndryshua në “arrest shtëpie”.
Në fakt, “Topi i Artë” i vitit 2005 po qëndron në një nga hotelet më të kushtueshme të vendit.























