Kryeministri Hoti sot raporton në Kuvend për situatën me COVID-19
Sharr Travel

Kryeministri Hoti sot raporton në Kuvend për situatën me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për situatën me COVID-19 në vend Seanca plenare ku do të raportojë Kryeministri është paraparë të fillojë në orën 16:00.

Tema e vetme të rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 216 raste të reja pozitive duke çuar totalin në 4.931, prej tyre 102 të vdekur, 2.267 të shëruar, ndërkohë që 2.562 raste janë ende aktive.


MË SHUME NGA Aktuale