Tre raste të reja me Covid-19 në Fier, dy janë mjekë
Sharr Travel

Tre raste të reja me Covid-19 në Fier, dy janë mjekë

Dy mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë.

Bëhet fjalë për një mjek anestezist të spitalit të Fierit, i cili ka rezultuar pozitiv pas marrjes se tamponit, pasi ka paraqitur simptoma.

Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi. Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Ndërkohë një tjetër mjek, i cili punon në Levan por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.

Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të shtojë me  3 numrin e personave të prekur në Fier.

Prej disa ditesh Fieri ka pasur një numër të vogël infektimesh me Covid