CAS-i vendos: Manchester City luan në Champions League!
Sharr Travel

CAS-i vendos: Manchester City luan në Champions League!

Manchester City merr lajmin e madh nga Gjykata  Arbitrazhit Sportiv. Klubi nga Manchesteri, ishte përjashtuar nga kompeticionet europiane për dy sezone për thyerje të rregullave të Fair Play-t Financiar, do të mund të luajë në Champions sezonin e ardhshëm.

Shkalla më e lartë e drejtësisë sportive ka pranuar apelimin e Citizens për pezullimin e këtij vendimi të UEFA-s, por mbetet në fuqi gjoba prej 10 milionë eurosh.

Ky vendim hedh poshtë hipotezën se Pep Guardiola do të largohet në përfundim të sezonit nga nënkampionët e Anglisë.

Klubi i Premier League-s e kundërshtoi me forcë vendimin e komisioneve juridike të UEFA, duke pretenduar se procesi ishte i paragjykuar.

Pasi analizoi provat gjatë tri ditëve në qershor, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e zbuti dënimin ndaj Citizens, duke hedhur poshtë pezullimin dyvjeçar.

Një deklaratën e lëshuar nga Manchester City lexohet:

“Ndërsa Manchester City dhe këshilltarët e tij ligjorë do të duhet të shikojnë vendimin e plotë të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, klubi mirëpret vendimin e sotëm dhe dëshiron të falënderojë anëtarët e panelit për kujdesin e treguar në vlerësimin e provave gjatë procesit.”

Edhe UEFA lëshoi ​​një deklaratë  mbi aktgjykimin, duke thënë se mbetet e përkushtuar për zbatimin e rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

“UEFA merr parasysh vendimin e marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportit për të zbutur sanksionin e vendosur ndaj Manchester City-t nga Organi i pavarur i Kontrollit Financiar të Klubve të UEFA-s për shkelje të pretenduara të rregullave të licencimit dhe rregulloreve të “Fair Play-t”.

UEFA vëren se paneli i CAS-it zbuloi se nuk kishte prova të mjaftueshme përfundimtare për të mbështetur të gjitha konkluzionet e CFCB në këtë rast specifik dhe se shumë prej shkeljeve të pretenduara u hodhën poshtë.

Gjatë viteve të fundit, “Fair Play” ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve, duke i ndihmuar ata të bëhen financiarisht të qëndrueshëm. UEFA do të qëndrojë e përkushtuar ndaj parimeve të saj.”