I jep fund jetës nipi i Elvis Presley
BKT
Magazina

I jep fund jetës nipi i Elvis Presley

Benjamin Keough e ka vrarë veten.

Nipi i Elvis Presley dhe djali i Lisa Marie Presley, Benjamin Keough, ka vrarë veten në mënyrë tragjike, shkruajnë mediat e huaja.

Thuhet se 21-vjeçari u gjet nga policia, pa shenja jete me një plagë të vetme arme në kraharor, rreth orës 6:30 të mëngjesit, të dielën në rezidencën e nënës së tij Calabasas në Kaliforni dhe nuk është ende e qartë nëse ai ishte i vetëm në shtëpi.

Një burim i afërt me familjen ka pohuar se Benjamin kishte probleme të shëndetit mendor për një kohë të gjatë dhe vdekja, megjithëse tronditëse, nuk mund të shihet si një “surprizë e madhe”.

Lisa Marie kishte folur më parë për ngjashmërinë e madhe të të birit me babain Elvis.

“Ajo është zemërthyer dhe e shkatërruar tej mase, por duke u përpjekur të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçarë dhe vajzën e saj më të madhe Riley. Ajo e adhuroi atë djalë. Ai ishte dashuria e jetës së saj”, ishte shprehur ajo.


MË SHUME NGA Magazina