Kosnett: Ambasada pret angazhim të mëtutjeshëm me veteranët e UÇK-së
BKT
Lajme

Kosnett: Ambasada pret angazhim të mëtutjeshëm me veteranët e UÇK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot një takim virtual me kreun e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucatin.

Pas këtij takimi, Kosnett ka thënë se ka pasur një diskutim të mirë sot me Gucatin rreth çështjes së veteranëve.

“Ambasada pret angazhimin e mëtutjeshëm me veteranët e  UÇK-së”.

Kujtojmë se sot Presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Hagë si i ftuar për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

 


MË SHUME NGA Lajme