IKShPK: Bartja e maskave dhe mbajtja e distancës është obligative
BKT
Lajme

IKShPK: Bartja e maskave dhe mbajtja e distancës është obligative

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tw Kosovws(IKShPK) ka publikuar masat e reja kundër përhapjes se Covid-19 që janë miratuar sot në Qeveri.

Në profilin e tij e tij në “Facebook”, ky institut ka treguar se bartja e maskave mbrojtëse dhe mbajta e distancës prej 2 metrave është obligative.

Njoftimi i plote i IKShPK-së:

Bartja e maskave mbrojtëse është obligative

Mbajta e distancës prej 2 m obligative

Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme

Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)

Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)

Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private

Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura

Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respketuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19

Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve

Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS

Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme

Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal

Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS.


MË SHUME NGA Lajme