Jonida: Jeta ime nuk është perfekt por unë dua gjithçka që kam
Sharr Travel

Jonida: Jeta ime nuk është perfekt por unë dua gjithçka që kam

Jonida Maliqi i ka shprehur dashurinë publikisht Romeos.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi dhe i dashuri i saj Romeo Veshaj, tani po e shfaqin hapur dashurinë.

Derisa po qëndrojnë me pushime në Dhërmi, dyshja po ndajnë imazhe pranë njëri-tjetrit.

E nuk ka munguar as dedikimi romantik i këngëtares për partnerin që tashmë ia ka rrëmbyer zemrën.

“Jeta ime nuk është perfekt por unë dua gjithçka që kam “, ka shkruar Jonida teksa shihet e mbështetur plot dashuri në krahët e tij.


MË SHUME NGA Magazina