Shqipëri, miratohen ndryshimet për hapjen e listave
Sharr Travel

Shqipëri, miratohen ndryshimet për hapjen e listave

Komisioni i Ligjeve në Shqipëri ka miratuar në mbledhjen e sotme ndryshimet në Kushtetutë. Të gjithë anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje online të Komisionit të Ligjeve kanë votuar pro miratimit për hapjen e listave.

Deputetët miratuan gjithashtu edhe ndryshimin e pikës 2 të nenit 68 të Kushtetutës që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Tashmë nisma në fjalë do të kaloj për votim në Parlament.  Kështu,  nëse në Kuvend do të votohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese atëherë do të ndalohen koalicionet dhe listat do të jenë të hapura, ndryshime këto që do të specifikohen edhe në Kushtetutë.