Bebe Rexha zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për vizitë
Sharr Travel

Bebe Rexha zgjedh Shqipërinë si vendin e preferuar për vizitë

Bebe Rexha pëlqen të vizitojë Shqipërinë.

Bebe Rexha është artiste me prejardhje shqiptare, e cila asnjëherë nuk heziton të tregojë se nga i ka rrënjët.

Së fundi, këngëtarja tha se nuk kishte gjumë në orët e vona, andaj vendosi të përgjigjej në disa pyetje të fansave.

Një prej tyre i shkruan “Vendi i preferuar për të udhëtuar?”, ndërsa Bebe nuk harroi ta përmend Shqipërinë.

“Franca, Brazili, Finlanda, Shqipëria, Meksika, Karaibet”, shkruan artistja në përgjigjen e saj.

Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë në dhjetor të vitit që lamë pas, pak ditë pas tërmetit të shkaktoi dëme të mëdha atje. 

 


MË SHUME NGA Magazina