Bebe Rexha e pikëlluar për vdekjen e Naya Rivera: Ky është një ankth
Sharr Travel

Bebe Rexha e pikëlluar për vdekjen e Naya Rivera: Ky është një ankth

Aktorja amerikane, Naya Rivera u gjet e vdekur në liqenin Piru, vendi ku të mërkurën e kaluar kishte shkuar bashkë me djalin e saj 4 vjeçare për të notuar.

Djali i saj u gjet i vetëm në barkë duke fjetur, ndërsa aktorja 33 vjecare nuk ishte kthyer më.

Pas gjetjes së turpit të saj të pajetë, shumë emra të njohur kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj, në mesin e tyre dhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha.

“Ky është një makth absolut. Kisha kënaqësinë të haja darkë me të një herë pas një seance regjistrimi që ne bëmë së bashku dhe ajo ishte një dashamirëse absolute. Zemra ime shkon pranë familjes dhe miqve të saj. Shpresoj të jem mjaftueshëm me fat që të takoj në parajsë. Pusho në paqe Naya Rivera”, ka shkruar Bebe në një postim në Tëitter. 

Ndërsa, më vonë publikoj një fotografi në InstaStory ku shihet aktorja bashkë me djalin e saj. 

Kujtojmë që Naya Rivera ishte më së miri e njohur për rolin e saj në serialin e famshëm “Glee”.

 


MË SHUME NGA Magazina