“Bild” çuditet me vendimin që ka marrë Rashica
Sharr Travel

“Bild” çuditet me vendimin që ka marrë Rashica

E çfarë mund të bësh nëse të kërkon Milani dhe Liverpooli? Refuzoji! Duket e çuditshme, por këtë vendim e ka marrë Milot Rashica.

Sulmuesi shqiptar ka marrë interesimin e shumë ekipeve pasi shpalli largimin nga Werder Bremen. Fillimisht e ndihmoi skuadrën për të mos rënë nga Bundesliga, ndërsa tani valixhet janë duke u bërë gati.

Media prestigjioze “Bild” zbardh më tepër të ardhmen e lojtarit të Kosovës. Sipas saj, Rashica ka refuzuar ofertën e Liverpoolit dhe Milanit për të shkuar te Leipzig. Arsyeja? Sigurisht që duhet të ketë qenë e fortë për të mbërritur deri në këtë pikë.

Por në media është raportuar se trajneri i Leipzig, Nagelsman, ka folur për një kohë të gjatë me futbollistin dhe ka pasur aftësi të larta bindëse aq sa të bëjë që të hedhë poshtë edhe dy klube me emër të madhe në Evropë.

Megjithatë, edhe me skuadrën e Leipzig do të ketë mundësinë për të marrë pjesë në “Champions League” pasi kampionatin e Bundesligës e përfunduan në pozitën e tretë.