Walker: Duhet ta fitojmë Championsin, ua kemi borxh këtyre dy lojtarëve
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, beson se skuadra e tij mund të fitojë Champions League në këtë sezon.
Qytetarët do të përballen me Real Madrid në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League pas fitores 2-1 të marrë në ndeshjen e parë.
“Nuk fituam në Premier League, por i duhen bërë komplimentet Liverpoolit, sepse kanë bërë një sezon fantastik”, ka thënë Walker.
“Tani shpresoj që Manchester City të jetë në gjendje të bëjë atë që ata bënë vitin e kaluar dhe të fitojë Champions League”.
“Kemi treguar se mund të fitojmë në Angli, mbetet vetëm Champions League. Lojtarët dhe trajnerët e duan këtë”.
“Disa prej lojtarëve tanë janë afër fundit të karrierës, si David Silva dhe Fernandinho. Ata nuk e kanë fituar akoma Championsin”.
“Jemi në borxh me ata dhe fitorja e Champions League është më e pakta që mund të bëjmë”.























