Gjasula transferohet te ish kampioni gjerman
Sharr Travel

Gjasula transferohet te ish kampioni gjerman

Klaus Gjasula është bërë me skuadër të re.

Mesfushori shqiptar është transferuar te skuadra e njohur gjermane, Hamburg.

Reprezentuesi i Shqipërisë njoftoi dje largimin e tij nga Paderborni, derisa sot ka nënshkruar me klubin e tij të ri.

Ai sot kaloi me sukses testet mjekësore, derisa edicionin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga 2, me Hamburgun që do të kërkojë ngjitjen në elitën e futbollit gjerman.

Gjasula shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, ku shpresojnë se më ndihmën e mesfushorit do ia dalin të ngjiten në Bundesligë sezonin tjetër.