​Tre të vdekur dhe 99 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Sharr Travel

​Tre të vdekur dhe 99 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

99 raste të reja me COVID-19 dhe 3 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njofton se situata paraqitet serioze në Spitalin Infektiv, ku është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive dhe janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarëve që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri, aktualisht janë 1,610 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.