Ky veprim tregon më së miri sa madhështor është Ronaldo
Sharr Travel

Ky veprim tregon më së miri sa madhështor është Ronaldo

Me një veprim tjetër, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar edhe një herë se është një njeri i shkëlqyeshëm.

Ylli i Juventusit vendosi që së bashku me klubin të falënderonin në mënyrë të veçantë mjekët nga Kuba që kanë ndihmuar në Itali për të luftuar koronavirusin.

Secili nga mjekët ka marrë një fanellë të Juventusit me numrin 7 të firmosur nga Ronaldo, i cili në këtë mënyrë donte të falënderonte mjekët që ishin në vijën e parë të frontit kundër COVID-19, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Italia ka qenë në mesin e vendeve më të prekura nga COVID-19, me shumë jetë njerëzish të humbura.

Shumë vende, përfshirë edhe Kubën, kishin dërguar ekipe mjekësore, për të ndihmuar në këtë pandemi.