Ricardo Rodriguez projekton rikthimin në Bundesliga!
Sharr Travel

Ricardo Rodriguez projekton rikthimin në Bundesliga!

Ricardo Rodriguez do të mbyllë huazimin me PSV Eindhoven për t’u rikthyer te Milani por jo për të qëndruar.

Mbrojtësi zviceran është jashtë planeve të drejtuesve ndaj dhe do të vlerësohet çdo ofertë që do të vijë për lojtarin dhe admiruesit e vetëm për të janë në Bundesligë ku ka bërë më mirë.

Mësohet se Hertha Berlin, Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim janë interesuar për 27-vjeçarin i cili ka dhe një çmim të përballueshëm prej 7-8 milionë euro teksa edhe dëshira e Rodriguez është të luajë sërish në kampionatin gjerman.