Ja sa kushton Sanchezi

Ja sa kushton Sanchezi

Manchester Unitedi e ka informuar Interin se do ta mendojë shitjen e Alexis Sanchezit vetëm për një shumë rreth 20 milionë euro.

Sanchez ka filluar ta gjejë formën e vjetër në Inter, pasi e ka shënuar një gol dhe i ka dhuruar pesë asistime në shtatë paraqitje pas pandemisë.

Sipas Gazzetta dello Sport, 31-vjeçari ka bërë mjaftueshëm për ta fituar qëndrimin e përhershëm në Inter.

Megjithatë, e përditshmja italiane paralajmëron se Unitedi nuk do të pranojë ta lejojë kilianin në huazim edhe për një vjet tjetër, sepse dëshiron ta shesë përfundimisht. Çmimi që e kërkon gjiganti anglez është 20 milionë euro.