Benzema dëshiron Lyonin, e zbulon ish-menaxheri i francezit
Sharr Travel

Benzema dëshiron Lyonin, e zbulon ish-menaxheri i francezit

Karim Benzema është pranë fitimit të La Ligas me Real Madridin, dhe e ka ndihmuar skuadrën shumë me gola dhe asiste.

Por francezi mesa duket dëshiron një transferim tek Lyoni, klub edhe nga ku doli si lojtar.

Këtë e ka zbuluar ish-agjenti i Benzema-s, Karim Djaziri. Në një prononcim për “OL TV” televizionin zyrtar të Lyonit, Djaziri u shpreh: “Benzema është tek klubi më i mirë në botë. Ai është në kulmin e tij. Që kur është larguar nga Lyon, ai ka vetëm një dëshirë, të kthehet aty një ditë. Në këtë moment nuk është i mundur kthimi, pasi Karim është në kulmin e formës dhe tek ekipi më i mirë, Real Madrid”.

Ish-menaxheri i Karim Benzema-s zbuloi edhe një prapaskenë të sulmuesit francez me Murinhon.

“Benzema pati fërkime me Mourinhon dhe menjëherë më tha: Dua të kthehem tek Lyon. Por unë e këshillova të luftonte për vendin e tij dhe ai ashtu bëri. Unë e di që Benzema vërtet e dëshiron Lyonin, nëse nuk kthehet si futbollist atëherë do kthehet në një rol tjetër”, përfundoi ish-agjenti i Karim Benzema-s.