Dhurata Dora dhe Azet gati kanë këngën e re
BKT
Magazina

Dhurata Dora dhe Azet gati kanë këngën e re

Dy këngëtarët shqiptar nga Kosova, Dhurata Dora e Azet pritet që sonte në ora 23:59 të publikojnë bashkëpunimin e tyre të dytë me radhë që mbanë titullin, “Fajet”.

Kënga ka disa orë që po qëndron në YouTube në pritje për t’u lëshuar si premierë, por pavarësisht kësaj ajo tashmë ka rrjedhë online në shumë platforma muzikore, përfshirë AudioMack, YouTube dhe SoundCloud.

Projekti muzikorë i cili është i gjatë mbi 2-minuta, të cilin ne e posedojmë por që nuk do të publikohet për shkaqe autoriale, duket të jetë mjaft ritmik.

Për dallim nga kënga e kaluar ku Dhurata Dora këndon në gjuhën gjermane, në këtë të dytën Azet e nisë duke iu drejtuar në shqip me fjalët “ti krejt i ki fajet, qata jom tu pi , mos um vet çka ki”.

“Lass Los” ishte bashkëpunimi i mëparshëm i dy këngëtarëve, videoklipi i të cilit u lansua në muajin shkurt.

 


MË SHUME NGA Magazina