Messi e humb durimin, më i zhgënjyer se kurrë më parë
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka folur për media pas humbjes nga Osasuna dhe fitimit të titullit nga Real Madrid.
Ai ka thënë se kjo humbje përfaqëson më së miri sezonin e dobët të Barcelonës.
“Ne nuk donim ta përfundonim sezonin në këtë mënyrë, por kjo përfaqëson se si ka kaluar sezoni. Ne ishim një ekip shumë i çrregullt, me intensitet të ulët … Ne humbëm shumë pikë dhe ndeshja me Osasunan është një përmbledhje e sezonit”, ka thënë Messi.
“Që nga janari deri më tani ka qenë shumë keq. Ne duhet të ndryshojmë shumë gjëra me siguri”, ka shtuar Messi.
Tutje, ai tha se tifozëve po ju mbaron durimi me dështime të klubit.
“Roma, Liverpool … tifozëve po ju mbaron durimi, sepse ne nuk po u japim atyre asgjë. Nëse duam të luftojmë për Ligën e Kampionëve, shumë duhet të ndryshojmë”
“Nëse vazhdojmë kështu, do ta humbim ndeshjen kundër Napolit. Ne duhet të jemi vetë-kritikë, duke filluar nga lojtarët, por në të gjithë klubin”, përfundoi argjentinasi.























