Ofertë e pabesueshme për Balotellin
Mario Balotelli është një e ardhme, që duhet të shkruhet. Aventura e tij te Brescia tani ka marrë fund dhe për këtë arsye, SuperMario është i detyruar të gjejë një ekip të ri, nga i cili t’ia fillojë përsëri.
Në javët e fundit, emri i tij është shoqëruar kryesisht me klube të huaja, aq shumë sa është folur edhe për një transferim të mundshëm në Amerikën e Jugut.
Sidoqoftë, sipas raportimeve nga “Sky”, ekziston edhe një klub italian i interesuar për shërbimet e tij, Como.
Për momentin është dukshëm një sugjerim, një operacion në kufi të së pamundurës, por sidoqoftë ka pasur kontakte. Balotelli në fakt ka marrë një propozim të vërtetë nga klubi, që luan në Serie C (e mbylli sezonin e rregullt në Grupin A, në vendin e 13-të). Pronësia indoneziane e Como është një stimul që kjo “martesë” mund të bëhet realitet. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e Balotellit, që tashmë është zhvilluar, është dhënë garancia e pranimit të të gjitha kërkesave ekonomike të sulmuesit.
Megjithatë, për momentin, fakti që skuadra luan në Serie C paraqet pengesën më të madhe. Como është aktualisht i vetmi klub italian, që interesohet për SuperMario.
Ai ka marrë përsipër t’i plotësojë kërkesat financiare dhe t’i japë mundësinë të qëndrojë pranë shtëpisë.
Balotelli, gjatë karrierës së tij, tashmë ka luajtur në Serie C. Sezonin 2005-2006, kur ishte 16 vjeç, ai veshi fanellën e Lumezzane.























