“Mundo Deportivo”: Blanc i ofrohet Barcelonës
BKT
Sport

“Mundo Deportivo”: Blanc i ofrohet Barcelonës

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain Laurent Blanc i është ofruar Barcelonës nga agjenti Jorge Mendes, raporton “Mundo Deportivo”.

Quique Setien duket se i ka ditët e numëruar tek Barcelona. Madje, edhe vet trajneri pas humbjes nga Osasuna, tha së “nuk e di nëse do ta drejtojë Barcelonën në sfidat e Ligës së Kampionëve”.

Mediat spanjolle shkruajnë se Setien nuk ka gjasa të vazhdojë punën tek ‘balugranat’.

Agjenti i Blanc, Jorge Mendes mësohet se tashmë ia ka ofruar Barcelonës klientin e tij, i cili akoma është i papunë prej vitit 2016 kur u largua nga PSG-ja.

Ndryshe, thuhet se krerët e Barcelonës, janë hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Setien.