13:05 / 18.07.2020
Dy gjigantët evropian pas yllit të Torinos
Manchester United dhe Inter janë të dyja të interesuara për sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin.
Golat e Belottit kanë mjaftuar për ta mbajtur skuadrën e Torinos në Serinë A edhe për sezonin e ri, por “TuttoSport” paralajmëron se ato mund ta humbasin lojtarin e tyre.
Manchester United dhe Interi janë skuadrat që kanë shfaqur interes për Belottin. Edhe Fiorentina tentoi ta merrte sulmuesin e Torinos në janar, por oferta e tyre prej 40 milionë eurosh ishte e pamjaftueshme.
Klauzola e Belottit prej 100 milionë eurosh për skuadrat jashtë Italisë vazhdon të jetë në fuqi, megjithëse dëshira e vetë lojtarit për të luajtur në nivele të larta mund të bëjë që çmimi i tij të ulet.























