Kurtishaj nderohet me mirënjohje nga kryetari i Bashkisë së Sarandës
BKT
Shqipëri

Kurtishaj nderohet me mirënjohje nga kryetari i Bashkisë së Sarandës

Afet Bela, RTK

Kryetari i Bashkisë së Sarandës Ardian Gurma, i ka ndarë mirënjohje Ruzhdi Kurtishajt kryetar i Kuvendit në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), për kontributin e dhënë për promovimin e turizmit shqiptar në këtë pjesë të Shqipërisë.

Kryetari Gruma me këtë rast ka thënë se ndihet i privelegjegjuar që ka një bashkëpunëtor si Kurtishaj dhe e ka çmuar kontributin e tij në turizmin shqiptar.

“Kurtishaj ka kontribuar jashtëzakonisht në fushën e turizmit dhe bashkimin e afrimin e të dyja shteteve. Është nder i veçantë që sot t’i ndaj këtë mirënjohje në emër të gjithë qytetarëve të Sarandës”, ka thënë Guma.

Kurse, Kurtishaj ka deklaruar se kjo mirënjohje u’a dedikon të gjithë pushuesve kosovarë që vizitojnë Sarandën.


MË SHUME NGA Shqipëri