Viktima e dytë sot nga koronavirusi, vdes një 63 vjeçar nga Fushë Kosova
BKT
Lajme

Viktima e dytë sot nga koronavirusi, vdes një 63 vjeçar nga Fushë Kosova

Një 63-vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit.

Një 63-vjeçar nga Fushë Kosova, i cili ishte i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë në spital gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili ka thënë se i ndjeri vuante edhe nga sëmundje të tjera.

” Po është i vdekur një person nga Fushë Kosova i datëlindjes 1957. Ka pasur edhe sëmundje të tjera dhe ka qenë i shtruar në spital”, ka thënë Topalli.

Ndërkohë, kjo është viktima e dytë nga Covid-19 në ditën e sotëm. Në mëngjes ka vdekur edhe një 67-vjeçar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.


MË SHUME NGA Lajme