19:01 / 19.07.2020
Barcelona deklason Alavesin në sfidën e fundit në La Liga
Barcelona ka treguar formë të lartë në ndeshjen e xhiros së fundit në La Liga, duke e mposhtur 0-5 Deportivo Alavesin në udhëtim.
Ansu Fati hapin serinë e golave kur shënoi në minutën e 24’, për 0-1. Dhjetë minuta më vonë, në listën e golashënuesve është regjistruar edhe Lionel Messi, duke shënuar për 2:0. Në fund të pjesës së parë, Barcelona vulosi fitoren, kur shënoi Luis Suarez për 3:0.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë për Barcelonën, të cilët u shënuan nga Nelson Semedo dhe Lionel Messi, transmeton lajmi.
Pas 38 ndeshjeve, Barcelona e përfundon sezonin në vendin e dytë në La Liga, me 82 pikë.























