VIDEO: Reporterët e luftës- syri e fjala e gjithë asaj tragjedie në Kosovë
BKT
Lajme

VIDEO: Reporterët e luftës- syri e fjala e gjithë asaj tragjedie në Kosovë

Gazetarët e kameramanët kanë pasur rol të rëndësishëm për të përquar tek bota tmerrin që po përjetonte popullsia e pafajshme në Kosovë. Ata u bënë syri e fjala e gjithë asaj tragjedie.

Në fillet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur Adem Jashari me shokë po kryente aksione kundër forcave serbe, qytetrët e Kosovës nuk kishin shumë informacione për guerilën e cila më vonë do të bëhej simbol i rezistencës shqiptare.

Shteti serb po mundohej në çdo formë të njolloste familjen Jashari dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por gazetarët shqiptarë atë botë nuk qëndruan duarkryq karshi kësaj propagande 

Gazetarët Shpresa e Haqif Mulliqi janë reporterët që depërtuan tek Jasharët e Prekazit duke realizuar një intervistë me Hamëz Jasharin, e që më të drejtë Shpresa këtë intervistë e quan si kulmi dhe krenaria e karrierës së saj. 

"Kjo për mua ka qenë ajo ngjarja e cila më bënë krenare që unë atë kohë isha gazetare, që isha person që mbulon një pjesë të historisë pa e ditur se do të jem e vetmja gazetare shqiptare që do ta ketë nderin dhe përgjegjësinë shumë të madhe për me e regjistru një pjesë të historisë së familjes Jashari" tha Shpresa Mulliqi.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte çdo hap pas vetes edhe kameramanin Gazemend Elshani.
Ai u bë syri i këtij organizimi duke filmuar momente të rënda dhe krenarie të UÇK-së.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Lajme