Covid-19, Ambasada gjermane në Tiranë mbyll zyrën e vizave dhe pasaportave
BKT
Shqipëri

Covid-19, Ambasada gjermane në Tiranë mbyll zyrën e vizave dhe pasaportave

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se prej ditës së sotme zyra e vizave dhe e pasaportave është e mbyllur për arsye parandaluese, për shkak të situatës nga Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada informon gjithashtu se personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi, transmeton oranews.

Njoftimi i Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë

”Prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese.

Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi. Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.”


MË SHUME NGA Shqipëri