17:40 / 20.07.2020
‘Hallucinate’ nga Dua Lipa po shënon sukses të hatashëm
Dua Lipa po vazhdon t’i bëj krenar shqiptarët edhe me arritjet e saj.
Dua Lipa ka qenë së fundmi mjaft e komentuar në mediat shqiptare për shkak apelit që ka bërë karshi ‘Apple’-it, për të vendosur Kosvën në hartë.
Këngëtarja javën që shkoi kishte publikuar këngën e saj më të re ‘Hallucinate’, klipin e të cilit e kishte punuar me video të animuar.
Dhe kënga po pëlqehet në masë të madhe, këngëtarja ka ndarë një postim falënderues së fundmi në Instagram, ku tregon se projekti ka arritur mbi 9 milionë klikime për 7 ditë.























