18:06 / 20.07.2020
Reperi i famshëm pensionohet nga muzika në moshën 30 vjeçare
Reperi i njohur ka hequr dorë nga muzika.
Pas një dekade, reperi Logic ka njoftuar se po largohet nga industria e muzikës për t’i kushtuar më shumë kohë familjes së tij, shkruajnë mediat e huaja.
“Njoftoj zyrtarisht pensionimin e tim me lansimin e “No pressure” të prodhuar nga Jo I.D. Albumi lansohet me 24 korrik…”, thuhet në një tweet në llogarinë e tij të verifikuar në Twitter. “Ka qenë një dekadë e shkëlqyeshme. Tani është koha të jesh një baba i shkëlqyeshëm”, ishte shprehur ai.
Logic është martuar me stilisten Brittney Noell dhe dyshja së fundmi mirëpritën një djalë.
























