Aktori i ‘Breaking bad’ arrestohet për tentim vrasje
BKT
Magazina

Aktori i ‘Breaking bad’ arrestohet për tentim vrasje

Aktori Johnny Ortiz është arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim.

Ortiz – i cili ka luajtur në filmin Breaking Bad El Camino, dhe aktroi së bashku me Kevin Costner në McFarland, SHBA – aktualisht po mbahet nga autoritetet, raporton TMZ.

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga faqja, Ortiz dyshohet se ka tentuar të vrasë një njeri të quajtur Brian Duke në atë që po përshkruhet si një incident i lidhur me bandat.

Një burrë tjetër, Armando Miguel Navarro, është emëruar në dokumentet ligjore si ai që akuzohet për kryerjen e vrasjes dhe ‘tërheqjen e këmbzën’, ndërsa nuk dihet se cili ishte roli i Ortizit në këtë vrasje.

Dokumentet tregojnë se një vepër e tillë është bërë për benefite personale, përfshirë edhe nga grupet kriminale.


MË SHUME NGA Magazina