Dafina: Apple po presim, vendoseni Kosovën në hartë
BKT
Magazina

Dafina: Apple po presim, vendoseni Kosovën në hartë

Është në rritje të vazhdueshme numri i personaliteteve të njohura shqiptare që kanë bërë thirrje drejt Apple që ta përfshijë Kosovën në hartën e vet.

Kufijtë e Kosovës nuk ekzistojnë në hartën e kompanisë së madhe botërore, ndërsa kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe Dafina Zeqiri.

“Apple po presim… Vendoseni Kosovën në hartë. Ky është një turpërim! Sidomos kur vjen nga një kompani amerikane (Shtetet e Bashkuara e kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si një shtet i shpallur më 17 shkurt 2008!)”.

“Jemi në vitin 2020… Pse ne nuk jemi tashmë në hartë?”, është pyetja e Dafinës drejtuar kompanisë së famshme.

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina