Policia flet për vrasjen në Fushë-Kosovë
BKT
Lajme

Policia flet për vrasjen në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime për rastin e raportuar për një vrasje në Fushë-Kosovë. Vrasja është konfirmuar përmes një komunikate.

“Rreth orës 16:50 ka pranuar një informacion për një vrasje e cila ka ndodhur në një shtëpi private në Fushë Kosovë. Njësitet relevante të policisë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që një trup i pajetë gjendet aty. Menjëherë në vend kanë dalë edhe njësitet e forenzikës dhe njësitet hetimore. Po ashtu ka dalë në vendin e ngjajres edhe prokurori kujdestar”, thuhet nga Polica. 

“Falë reagimit të shpejtë të Policisë , në vendin e ngjarjes është arrestuar një 40 vjecar. Njësitet po hetojnë për të zbardhur rastin", vazhdon komunikata. 

Sipas Policisë, hetimet do të zbardhin këtë ngjarje. 

“Mosha e viktimës është diku rreth 72 vjecar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhej familajre. Nuk mund t'i themi rrethanat dhe nuk und të falsim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatuar si “vrasje e rëndë”.  Pas hetimeve intensive do t'i zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë


MË SHUME NGA Lajme