16:26 / 21.07.2020
Manchester City afër transferimit të yllit të Bournemuthit
Manchester City është shumë pranë goditjes së parë për merkaton e verës dhe bëhet fjalë për Nathan Ake.
25-vjeçari ndiqet prej kohësh nga “Citizens” dhe sipas raportimeve të fundit në mediet angleze, drejtuesit nga “Etihad Stadium” kanë gjetur marrëveshjen me Bournemouthin për 35 milionë euro. Holandezi pritet të jetë një titullar i rëndësishëm i Manchester City-t, ku do të përbëjë dyshen e qendrës së mbrojtjes së bashku me Laporten, duke ulur në stol një emër si John Stones. Zyrtarizimi pritet të vijë në fillim të javës së ardhshme, kur edhe mbyllet përfundimisht sezoni i Premier League.























