Shtyhet lansimi i filmit “Tenet”, shkak koronavirusi
BKT
Magazina

Shtyhet lansimi i filmit “Tenet”, shkak koronavirusi

Koronavirusi bëhet shkak që të shtyhet premiera e filmit “Tenet”.

Warner Bros ka thënë se ka shtyer publikimin e filmit të fundit të Christopher Nolan, “Tenet”, për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan BBC.

Filmi ishte vendosur fillimisht të publikohet më 17 korrik, por u shty sërish për datën 12 gusht.

“Tenet” pritej të ishte filmi i parë me buxhet të madh që do të publikohej në kinematë amerikane gjatë verës.

Por, studioja tha se do të rivlerësonte datën e lansimit të tij ‘në mes të gjithë kësaj pasigurie të vazhdueshme’.

Po ashtu, po shikohet mundësia e publikimit të filmit në tregjet jashtë shtetit, para SHBA-ve.

“Ne nuk po e trajtojmë lansimin e Tenet si datë globale, por planet tona të marketingut dhe shpërndarjes do ta pasqyrojnë atë”, tha Toby Emmerich.

“Tenet” ka protagonist John David Washington si dhe yjet Robert Pattinson dhe Sir Kenneth Branagh.

Shtyrja e publikimit të “Tenet” erdhi pasi mbylljet për shkak të koronavirusit vazhdojnë ta shkatërrojnë industrinë e filmit.


MË SHUME NGA Magazina