Chelsea synon portierin e Barcelonës
BKT
Sport

Chelsea synon portierin e Barcelonës

Chelsea ka një ëndërr të madhe dhe ajo është Mark Andre Ter Stegen. Gjermani është cilësuar si një nga portierët më të mirë në botë kohët e fundit.

“El Mundo Deportivo” raporton se Frank Lampard e shikon portierin e Barcelonës si zëvendësuesin ideal të Kepa Arrizabalgës. Por transferimi i Ter Stegenit në Londër nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pikat kyçe te Barcelona.

Portieri gjerman është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2022.