16:23 / 22.07.2020
Supersfida Milan-Atalanta/ Dënohet Gasperini,Pioli vuan mungesën e dy yjeve
Ditën e premte, në orën 21:45, luhet supersfida mes Milanit dhe Atalantas në Serie A. Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, mori dy kartonë të verdhë në sfidën e kaluar ndaj Bolognas, sfidë që të tijtë e fituan me rezultatin e ngushtë 1-0.
Gasperini mori një karton të verdhë për protestë, ndërsa të dytin të verdhë, e mori pas një debati me rivalin Sinisa Mihajlovic. Si pasojë, Serie A e ka dënuar trajnerin italian me një ndeshje pezullim dhe Gasperini, nuk do të jetë në stol kundër Milanit.
Mungesa dhe te kuqezinjtë e Piolit, pasi Milani nuk do të ketë dy yjet e skuadrës, Ismael Bennacer dhe Theo Hernandez të gatshëm.























