Hoti: Hyseni, si koordinator shtetëror, do të flasë në emër timin
BKT
Lajme

Hoti: Hyseni, si koordinator shtetëror, do të flasë në emër timin

Dy ditë para se të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për takimin e 16 korrikut me presidentin e Serbisë në Bruksel, kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar kabinetin qeveritar për takimin atje.

Kreu i qeverisë ka ripërsëritur se në këtë proces u rikthye për marrëceshjen finale me shtetin serb që përfshijnë dy gjëra: njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Hoti ka folur edhe për rolin e Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Skender Hyseni do të flasë në emrin e tij. Ai dhe Ibrahim Makolli do të draftojnë marrëveshjen finale për çështjen e të pagjeturve”, deklaroi Hoti. RTKLive


MË SHUME NGA Lajme