21:14 / 22.07.2020
United zhgënjen me West Hamin, rrezikon zonën e Championsit
Manchester United është ndalur në një barazim 1-1 nga West Ham.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në fundin e pjesës së parë, me Antonion që shënoi nga penalltia.
Një penallti që i’u dhurua nga Pogba, pasi mesfushori ndali një goditje me dorë.
Pjesa e dytë nisi me gol për Mançchester United, pasi në minutën e 51 talenti Grinoud barazoi shifrat pas një topi të bukur që mori nga Martial.
Edhe pse “Djajtë e Kuq” u përpoqën shumë, nuk arritën të shënonin golin e fitores duke e kënaqur vetëm më barazim.
Ky është një barazim që peshon shumë për të besuarit e Solskjaerit, pasi nëse Chelsea dhe Leiçester i fitojnë ndeshjet e tyre e zbresin Manchesterin në vendin e pestë, që nuk mjafton për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve.























