22:46 / 22.07.2020
Emina uron publikisht bashkëshortin me rastin e 45-vjetorit të lindjes
Emina e ka uruar edhe publikisht bashkëshortin e saj.
Modelja e njohur Emina Çunmulaj tashmë prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka qenë në një lidhje të gjatë dhe tani prej pesë vitesh e martuar me afaristin iranian, Sam Nazarian.
Dita e sotme është e rëndësishme për çiftin pasi Sam feston ditëlindjen e tij të 45-të dhe nuk ka pasur se si të mungoj urimi publik i gruas së tij Eminës.
“Gëzuar ditëlindja e 45-të dashuria ime”, ka shkruar ajo.
























