Publikohen imazhe të këndshme të Princit George në ditëlindjen e tij të 7
BKT
Magazina

Publikohen imazhe të këndshme të Princit George në ditëlindjen e tij të 7

Princi George sot feston ditëlindjen.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit publikuan dy foto të Princit George për të shënuar ditëlindjen e tij të shtatë, të mërkurën, shkruan CNN.

Imazhet, të shkrepura nga Kate në fillim të këtij muaji, tregojnë se princi i ri dukej tamam si babai i tij ndërsa ai dhuroi një buzëqeshje të lezetshme.

Njëra është një portret i George që buzëqeshi në aparat fotografik, ndërsa tjetra e tregon atë duke shijuar natyrën i veshur me një bluzë.

“Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur që ndajnë dy fotografi të reja të Princit George përpara ditëlindjes së tij të shtatë nesër,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga pallati Kensington.

Çifti kanë bërë disa paraqitje gjatë pandemisë koronavirus. Në fillim të këtij muaji, Kate dhe William vizituan spitalin Mbretëresha Elizabeth në King’s Lynn për të shënuar përvjetorin e 72-të të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar dhe falënderuan stafin për punën e tyre gjatë pandemisë.

Muajin e kaluar, Princi William zbuloi se ai kishte qenë vullnetar për të ndihmuar njerëzit që luftonin me çështje të shëndetit mendor gjatë karantinës. 

 


MË SHUME NGA Magazina