12:25 / 23.07.2020
Musliu: Qeveria të marrë vendim për shtesat e policëve
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga Qeveria që mbledhjen e radhës të marrë vendim për shtesat e Policisë së Kosovës, kjo pasi që po punojnë 12 orë në ditë.
“Kërkoj nga Qeveria që të marrë edhe një vendim tjetër, shtesat për policinë e Kosovës që punojnë nga 12 orë në ditë për shkak të pandemisë, orari i tyre është i rënduar sepse kanë të bëjnë punë me qytetarët e Kosovës, dhe pagat e tyre nuk ju mjaftojnë as për udhëtime e për shujta. Policët meritojnë trajtim më të dinjitetshëm, pasi që gjithë populli i Kosovës i ka sytë në ta”, ka thënë ajo.























