Lille ul çmimin, Osimhen te Napoli për 60 mln euro!
BKT
Sport

Lille ul çmimin, Osimhen te Napoli për 60 mln euro!

Napoli është shumë pranë goditjes së pare në merkaton e verës, që do të jetë edhe më e shtrenjta në historinë e klubit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, klubi i kaltër do të transferojë nga Lille Victor Osimhen. Nigeriani pritet të zbarkojë në Napoli në ditët në vijim për t’u prezantuar zyrtarisht. Italianët do të paguajnë në arkat e Lille plot 60 milionë euro, duke e shndërruar Osimhen në blerjen më të shtrenjtë. Sulmuesi do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025, nga ku do të përfitojë rreth 5 milionë euro në sezon, 10-fish më shumë nga çfarë merrte te Lille, ku paguhej vetëm 500 mijë euro.