Rexhep Selim: Do t’i përkrahim kërkesat e punëtorëve të Telekomit
BKT
Lajme

Rexhep Selim: Do t’i përkrahim kërkesat e punëtorëve të Telekomit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe Hekuran Murati, kanë mbështetur protestën e punëtorëve të Telekomit.

Ata u kanë premtuar mbështetje këtyre punëtorëve.

Rexhep Selimi shef i grupit  parlamentar të VV-së, para protestueseve ka thënë se ata do të ofrojnë edhe zgjidhje se si do të dilet nga kjo situatë.

Rexhep Selimi do te jemi përfaqësueset e juaj në Parlamentin e Kosovës, ne kemi 31 deputetë dhe do të jemi me ju, siç ishim edhe më herët.

“Ne u konfirmojmë mbështetjen edhe në Kuvend, ku Qeverisë do ti japim edhe zgjidhje. Dhe shpresojë që Qeveria do të dëgjojë kërkesat e juaja”.

Ndërsa, Hekuran Murtai nga kjo parti ka thënë se nuk ndodh askund që një kompani të jetë më e fortë se shteti, por vetëm në Kosovë. /EO


MË SHUME NGA Lajme