Ylli bën përforcimin e parë për edicionin e ri
Pas vazhdimit të kontratës me trajnerin Dragan Rahovic, skuadra e Yllit ka bërë goditjen e parë.
Kjo skuadër ka nënshkruar me basketbolistin shqiptar, Blendi Avdili.
Avdili, ediconin e fundit ka luajtur në NCAA ligë të Amerikës, te skuadra Colorado Springs, ku në 28 ndeshje kishte mesatare prej 12.7 pikëve për ndeshje.
Më poshtë njoftimi zyrtar i KB Yllit:
Ka disa sezone qe Golden Eagle Ylli po u jep mundësinë lojtareve shqiptar te talentuar qe luajnë jashtë Kosovës te shfaqin talentin e tyre ne kampionatin tone, e njëjtë kemi vepruar edhe ketë vit duke i dhëne mundësinë Blendi Avdilit me te cilin po e hapim prezantimin e rosrterit për sezonin 2020/2021.
Blendi është i gjate 201cm luan ne pozitën 2 dhe 3, ai vjen nga NCAA saktësisht nga ekipi Colorado Springs, gjat vitit te kaluar ka startuar ne 28 nga 28 ndeshjet dhe ka një mesatare prej 12.7 pik për ndeshje, 4.8 kërcime dhe 2.4 asistime. Per klubin ai u deklarua: Edhe pse situata me virus do te ndikoj shume mirëpo shpresoj qe ti ndihmoj klubit te fitojmë kampionatin për qytetin dhe për “Xhebrailat” qe do te ishte titulli historik.
Mire se vjen BLENDI!
Shume shpejt edhe lojtari tjetër qe nuk do prezantim sepse ju tashme e njihni.























