22:04 / 23.07.2020
Aliti asiston dhe ia siguron golin e barazimit Kalmarit
Kalmari ka barazuar në shtëpi ndaj Siriusit në kuadër të ligës suedeze.
Ndeshja u mbyll me shifrat 1:1. Reprezentuesi kosovar, Fidan Aliti, asistoi në golin e barazimit të klubit suedez.
Aliti asistoi për Svante Ingelsson, i cili shënoi në minutën e 81-të, raporton zëri.
Kalmari e ka filluar dobët këtë edicion, derisa zë pozitën e parafundit me vetëm 7 pikë pas 10 xhirove.























