20:28 / 24.07.2020
Carpenter: Administrat e Biden-it do të fokusohet në dialogun Kosovë-Serbi
Michael Carpenter, këshilltar i Joe Biden, kandidatit për presdident të SHBA-ve,si dhe njohës i çështjeve për Rusi, Euro- Azi e Ballkanin Perëndimor, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, fillimisht theksoi se ende është herët të konstatohet për fituesin e zgjedhjeve presidenciale, ndonëse tani Biden ka një epërsi ndaj kundërkandidatit Trump.
Ai shtoi se Biden ka një ekip të aftë për t’u përballur me zgjedhjet presidenciale, sidomos jo ata që nojhin Ballkanin e sidomos Kosovën.
Tutje ai shtoi se administrata Biden do të jetë me një fokus më të gjerë të angazhimit, veçmas në Ballkan e sidomos ndaj dialogut Kosovë-Serbi.
Por ajo që shoh unë është fokusi në përputhje me vizionin strategjik me partnerët evropoianë.























