Lëndohet rëndë Mbappe, lë fushën me lot në sy
BKT
Sport

Lëndohet rëndë Mbappe, lë fushën me lot në sy

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në dukje të rëndë në finalen e Kupës kundër Saint-Etienne që është duke u zhvilluar në Francë.

Loic Perrin ndërhyri jashtëzakonisht keq në 21 vjeçar, për çka u ndëshkua edhe me karton të kuq.

PSG momentalisht është duke fituar 1-0 me një gol të shënuar nga Neymar, transmeton Insporti.

Një lëndim i Mbappes do ta dëmtonte rëndë gjasat e ekipit të drejtuar nga Thomas Tuchel në Ligën e Kampionëve.