Pa konkurrencë përbrenda kufijve, PSG fiton Kupën e Francës
BKT
Sport

Pa konkurrencë përbrenda kufijve, PSG fiton Kupën e Francës

Paris Saint Germain ka fituar edhe Kupën e Francës.

Pas një tjetër sezoni dominues në Ligue 1, PSG ka fituar sonte edhe Kupën e Francës, për të vërtetuar se nuk ka konkurrencë në futbollin francez.

Parisienët e Thomas Tuchel shënuan fitore minimale, 1:0, kundër skuadrës së Saint-Etienne.

Kjo ndeshje nuk shkoi më së miri për Kylian Mbappe, i cili u detyrua të largohej nga fusha qysh në minutën e 33’, pas një ndërhyrje të ashpër të Loic Perrin.

Golin e vetëm të takimit e shënoi braziliani Neymar JR,  atëherë kur luhej minuta e 14’ e ta kimit.

PSG arriti të administronte mirë rezultatin gjatë gjithë takimit, duke bërë në fund që Kupa e Francës t’iu takojë atyre.